Valon Bela ka reaguar me ironi ndaj ish-ministrit të Punëve të Brendshme të Shqipërisë, pak orë pas lajmit për shkarkimin e tij.
Përmes një postimi në Facebook, Bela ka komentuar vendimin, duke e lidhur atë me qëndrimin e ish-ministrit ndaj pjesëtarëve të UÇK-së.
“Ky që shpalli ushtarët e UÇK-së si persona non grata, qenka shkarkuar. I çel gropën tjetrit, bie vet në të!”, ka shkruar Bela.






