Stojanço Radiçevski do të jetë kandidati i VMRO-DPMNE-së për kryetar të Komunës së Bërvenicës

Advertisement

VMRO-DPMNE ka përcaktuar Stojanço Radiçevskin si kandidat për kryetar të Komunës së Bërvenicës në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale që pritet të zhvillohen.

Vendimi është marrë njëzëri në seancën e rregullt të Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së.

Radiçevski aktualisht është kryetar i Komitetit Komunal të VMRO-DPMNE-së në Bërvenicë. Ai ka përfunduar Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë” dhe është magjistër i së drejtës civile.

Nga partia kanë deklaruar se presin bashkimin e forcave progresive dhe mbështetjen për kandidaturën e Radiçevskit, të cilën e kanë cilësuar si një zgjidhje të ndershme për zhvillimin dhe të ardhmen e Komunës së Bërvenicës.

“VMRO-DPMNE shkon drejt një fitoreje bindëse për një Bërvenicë më të mirë”, thuhet në njoftimin e partisë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit