Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së sotme po zhvillon një aksion të koordinuar, me kontrolle në rreth 20 lokacione, për shkak të dyshimeve për lëshim të paligjshëm dhe falsifikim të patentë-shoferëve për kategoritë C dhe D.
Aksioni ka për qëllim zbardhjen e rasteve dhe sigurimin e provave materiale.
Nga MPB priten më shumë detaje lidhur me aksionin./Ora24.tv






