Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit.
Në mesazhin e tij të urimit, Limani theksoi se kjo festë sjell mesazhe solidariteti, sakrifice, faljeje dhe kujdesi për njëri-tjetrin, duke bërë thirrje për më shumë mirësi, dashuri dhe respekt mes njerëzve.
“Të dashur besimtarë, festa e Kurban Bajramit na rikujton rëndësinë e solidaritetit, sakrificës, faljes dhe kujdesit për njëri-tjetrin, duke na ftuar që në këto ditë të ndajmë mirësi, dashuri dhe respekt me familjen, miqtë dhe të gjithë ata që kanë nevojë”, thuhet në urimin e Limanit.
Ai shtoi se Kurban Bajrami përcjell mesazh bashkimi, mirëkuptimi dhe paqeje për të gjithë, duke forcuar vlerat njerëzore dhe shpirtërore që afrojnë njerëzit me njëri-tjetrin.
“Qofshim të bashkuar në vlerat e Zotit. Gëzuar Kurban Bajramin!”, përfundon urimi i kryetarit Valbon Limani.





