BDI: Edhe në prag të festës së Bajramit, Tetova është e mbuluar nga plehrat

Bilall Kasami menaxhimin e mbeturinave e shndërroi në biznes milionësh me dhënien në koncesion të Saubermacher-it, ndërsa qytetarët po paguajnë çmimin e këtij keqmenaxhimi.

 

 

Pak kohë më parë, shumica VMRO–VLEN në Këshillin Komunal votoi rritjen e çmimeve për qytetarët: deri në 20% për amvisëritë në qytet dhe deri në 100% për banorët e malësisë.

 

 

Pavarësisht faturave më të larta, shërbimi nuk është përmirësuar. Përkundrazi, Tetova vazhdon të ngulfatet në mbeturina. Pastrohet vetëm pjesa qendrore, ndërsa në shumë lagje mbeturinat nuk mblidhen me javë të tëra dhe krijohen mini deponi.

Kjo është dëshmi e qartë se kur krimi dhe keqmenaxhimi bëhen praktikë, çmimin gjithmonë e paguajnë qytetarët.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit