Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, ka siguruar se rezervat janë të mjaftueshme për të gjithë të regjistruarit, duke u bërë thirrje qytetarëve të presin caktimin e termineve.
Sipas të dhënave zyrtare, numri më i madh i aplikimeve është regjistruar në Shkup, me 19.767 qytetarë, pasuar nga Manastiri me 4.845, Prilepi me 3.844, Strumica me 3.585 dhe Tetova me 3.581. Pjesa më e madhe e të interesuarve janë persona mbi 65 vjeç dhe pacientë me sëmundje kronike.
Deri tani janë caktuar 6.710 termine, ndërsa Ministria e Shëndetësisë paralajmëron përshpejtimin e procesit, me synimin që kapaciteti të arrijë në rreth 1.700 vaksinime në ditë.
Ndërkohë, ka nisur vaksinimi në shtëpitë e të moshuarve, ndërsa nga java e ardhshme pritet të përfshihen edhe qendrat e dializës.
Klekovski theksoi se kulmi i sezonit të gripit pritet gjatë janarit dhe shkurtit, ndaj, sipas tij, ka ende kohë për vaksinim në prag të periudhës me rrezik më të lartë.








