Primo Levi, dëshmitari i pashlyeshëm i Holokaustit

Primo Levi, dëshmitari i pashlyeshëm i Holokaustit

11 Prill, 2026 –  12:27 pm

facebook sharing button
twitter sharing button
pinterest sharing button
email sharing button
sms sharing button
sharethis sharing button

Më 11 prill shënohet përvjetori i ndarjes nga jeta të një prej zërave më të rëndësishëm të shekullit XX, Primo Levi – shkrimtar, kimist dhe dëshmitar i drejtpërdrejtë i tmerreve të Holokaustit.

I lindur në Torino në një familje hebreje, Levi u përball që në rini me diskriminimin dhe persekutimin gjatë regjimit fashist në Itali. Ligjet antisemite të vitit 1938 i vështirësuan ndjeshëm jetën akademike dhe profesionale, duke e detyruar të përballej me pengesa të shumta për të vazhduar studimet dhe për të gjetur punë në fushën e kimisë.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ai iu bashkua rezistencës italiane, por u arrestua nga forcat fashiste në vitin 1943. Pasi pranoi origjinën e tij hebreje, Levi u deportua në kampin famëkeq të Auschwitz-it, ku kaloi rreth një vit në kushte çnjerëzore.

Nga qindra hebrenj italianë të deportuar bashkë me të, Levi ishte ndër shumë pak që arritën të mbijetojnë. Përvoja e tij në kamp, ku jeta mesatare e të burgosurve ishte vetëm disa muaj, u bë themeli i veprës së tij letrare.

Pas kthimit në Itali, i përballur me trauma të thella psikologjike, Levi nisi të shkruajë për të dëshmuar atë që kishte parë dhe përjetuar. Libri i tij më i njohur, “Nëse ky është një njeri”, botuar në vitin 1947, mbetet një nga dëshmitë më të fuqishme mbi kampet naziste dhe çnjerëzimin e sistemit totalitar.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit