Surprizë në Coachella: Katseye dhe “KPop Demon Hunters” ndezin skenën me performancën e hitit “Golden”

Festivali i njohur “Coachella” solli një moment të papritur për publikun kur grupi Katseye u bashkua në skenë me zërat pas projektit “KPop Demon Hunters”, Ejae, Audrey Nuna dhe Rei Ami, për të interpretuar hitin “Golden”.

Performanca surprizë u zhvillua në skenën Sahara dhe u prit me entuziazëm nga fansat, duke u kthyer në një nga momentet më të komentuara të natës së parë të festivalit.

Katseye, që hapi mbrëmjen e parë të Coachella-s, performoi disa nga këngët e tyre më të njohura, përfshirë “Internet Girl”, “Pinky Up” dhe “Mean Girls”. Grupi është formuar përmes reality show-t “Dream Academy” dhe më pas u bë i njohur globalisht përmes dokumentarit të Netflix “Popstar Academy: Katseye”.

Në vitin e kaluar, grupi arriti edhe nominim për “Grammy Awards” si “Best New Artist”, ndërsa kënga e tyre “Gabriela” u nominua për performancë më të mirë pop në grup.

Kënga “Golden”, e cila ka fituar edhe “Oscar”, “Golden Globe”, “Critics Choice Award” dhe “Grammy”, është kthyer në një nga hitet më të mëdha globale, duke qëndruar për javë të tëra në krye të “Billboard Hot 100”.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit