Mendi Qyra u shpall një nga 10 personazhet e vitit 2025 nga emisioni “Opinion” i Blendi Fevziut

Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, është vlerësuar nga emisioni prestigjioz “Opinion” si një nga figurat që gjatë vitit 2025 kanë spikatur me angazhimin, kontributin dhe ndikimin e tyre në shoqëri.
Ky vlerësim e rendit Mendi Qyrën në mesin e personaliteteve që kanë lënë gjurmë të dukshme si brenda vendit ashtu edhe jashtë tij, falë punës dhe përkushtimit të vazhdueshëm në sferën publike. Përzgjedhja përfshin figura nga fusha të ndryshme, të cilat kanë shënuar arritje të rëndësishme dhe kanë qenë pjesë e zhvillimeve kryesore të vitit.
Vlerësimi nga emisioni “Opinion” konsiderohet një nder i veçantë, por njëkohësisht edhe një përgjegjësi e madhe për vazhdimin e angazhimit dhe kontributit në shërbim të qytetarëve. Për Mendi Qyrën, kjo përzgjedhje nuk përfaqëson vetëm një arritje personale, por edhe një motivim shtesë për të vazhduar me të njëjtin përkushtim dhe vizion në të ardhmen.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit