4.8 C
Skopje
Friday, November 28, 2025

Shqiptarët e Kosovës mblidhen në Vlorë/ Nisin përgatitjet për ceremoninë e ngritjes së flamurit, pritet të marrë pjesë edhe kryeministri

Tek ‘Sheshi i Flamurit’ në Vlorë po bëhen përgatitjet e fundit për ceremoninë e ngritjes së flamurit.

Qytetarë të Vlorës, si edhe shumë shqiptarë nga Kosova, kanë mbërritur në shesh për të festuar 113-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë.

Në ceremoninë zyrtare të ngritjes së flamurit marrin pjesë Presidenti Bajram Begaj, kryetari i Parlamentit Niko Peleshi, Kryeministri Edi Rama, si dhe Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani. Të pranishmit kanë përcjellë urimet e tyre në këtë ditë të shënuar, duke i uruar festën të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen.

“Sot 28 Nëntori, kemi ardhur nga Kosova. Jam shumë i kënaqur që sot po shkel tokën e Vlorës, po ndihem shumë i kënaqur që po i shoh dhe po i përqafojë vëllezërit e mi sot. Të gjithë shqiptarët nga janë të bashkohen bashkë’, është shprehur një qytetar nga Kosova.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit