Përfaqësuesja e Zvicrës ka shënuar fitore bindëse 3:0 ndaj Maqedonisë së Veriut, në ndeshjen e zhvilluar të shtunën mbrëma në kuadër të Grupit B1 të Ligës së Kombeve.
Zvicra e nisi ndeshjen pa kapitenin Granit Xhaka, por kjo nuk e pengoi të dominojë dhe të marrë tri pikët.
Remo Freuler e zhbllokoi rezultatin në minutën e 22-të, ndërsa Zeki Amdouni dyfishoi epërsinë në minutën e 41-të.
Sulmuesi zviceran realizoi edhe golin e tij të dytë personal në minutën e 74-t, duke vulosur fitoren 3:0 të Zvicrës.






