Shqipëria nis me fitore në Ligën e Kombeve, mposht 2:0 Bjellorusinë

Advertisement

Kombëtarja e Shqipërisë e ka nisur me fitore aventurën e re në Ligën e Kombeve, duke mposhtur Bjellorusinë me rezultat 2:0.

Në ndeshjen e zhvilluar të dielën mbrëma në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, kuqezinjtë e nisën më kërkueshëm dhe krijuan disa mundësi pranë portës kundërshtare.

Kristjan Asllani e zhbllokoi rezultatin në minutën e 34-t, duke realizuar nga pika e bardhë. Penalltinë për Shqipërinë e fitoi kapiteni Berat Gjimshiti, pasi u pengua në zonën e rreptësisë nga Artem Kontsevoy.

Shqipëria vazhdoi të sulmonte edhe pas golit të parë dhe në minutat shtesë të pjesës së parë arriti ta dyfishojë epërsinë.

Ernest Muçi shënoi për 2:0 në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë, me një goditje të bukur.

Me këtë fitore, Shqipëria e nis në mënyrën më të mirë aventurën e re në Ligën e Kombeve.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit