“Sot ishte Hamburgu. Nesër është Shkupi.” Me këtë mesazh, një nga iniciatorët e lëvizjes studentore, Mevlan Ademi, u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së paralajmëruar për nesër në Shkup, duke theksuar rëndësinë simbolike të emblemës për të cilën, sipas tij, qëndrojnë studentët.
“Qëndruam për një emblemë që për shumë njerëz është më shumë se një simbol. Është kujtim, sakrificë dhe histori e shkruar me dhimbje e përkushtim. Historia jonë nuk mund të rishkruhet!”, ka shkruar Ademi.
Ademi, i cili është një nga zërat kryesorë të nismës studentore për përdorimin e gjuhës shqipe në provimin e jurisprudencës, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e nesërme. Kërkesa për zhvillimin e provimit të jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe ka qenë në qendër të protestave të studentëve shqiptarë gjatë këtij viti./Almakos/






