ZNAM propozon Borçe Serafimovskin për ministër të Bujqësisë, Dimitrievski tregon ndryshimet në Qeveri

Advertisement

Shkup, 30 qershor  – Kryetari i Lëvizjes ZNAM, Maksim Dimitrievski, në një konferencë për media bëri publike zgjidhjet kadrovike të partisë në kuadër të rindërtimit të Qeverisë, duke njoftuar se ZNAM do të udhëheqë me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Për ministër të ri është propozuar Borçe Serafimovski, i cili deri më tani ka ushtruar detyrën e sekretarit shtetëror në këtë ministri.

Dimitrievski bëri të ditur gjithashtu se në muajin shtator ZNAM do të marrë edhe një post shtesë të zëvendësministrit në një resor të rëndësishëm qeveritar.

Ai njoftoi se Goran Minçev do të vazhdojë të mbetet në krye të Ministrisë së Administratës Publike, ndërsa shprehu mirënjohje për ministrin aktual të Drejtësisë, Igor Filkov, duke vlerësuar profesionalizmin, integritetin dhe përkushtimin e tij gjatë ushtrimit të detyrës.

Në fund, Dimitrievski theksoi se ZNAM do të vazhdojë të jetë një partner i qëndrueshëm në koalicionin qeverisës dhe do të kontribuojë në zbatimin e politikave të Qeverisë. përcjell Zhurnal.mk .

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit