Juventusi ka triumfuar ndaj Chelseas me rezultat 0-1 në një ndeshje miqësore të zhvilluar në Hong Kong.
Sfida ishte e balancuar, me të dyja skuadrat që krijuan mundësi për shënim, por pa arritur të gjejnë rrugën drejt golit për pjesën më të madhe të takimit.
Heroi i “Zonjës së Vjetër” ishte futbollisti kosovar Edon Zhegrova, i cili shënoi një gol spektakolar nga distanca në minutën e 68-të.
Me një goditje të saktë jashtë zonës, Zhegrova mposhti portierin e Chelseas dhe i dha fitoren skuadrës italiane në këtë përballje përgatitore.






