Presidenti ukrainas Zelensky ka deklaruar se Kievi po përgatitet për një raund të ri bisedimesh me përfaqësuesit e presidentit amerikan Donald Trump.
“Do të ketë më shumë detaje nesër. Do të bëjmë gjithçka që mundemi që lufta të mos mbetet e vetmja mundësi për mënyrën se si do të zhvillohen ngjarjet”, tha Zelensky.
Ai theksoi rëndësinë e koordinimit me Uashingtonin, duke vlerësuar se është e rëndësishme që Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina të kenë një qëndrim të përbashkët lidhur me situatën dhe mënyrën se si mund t’i jepet fund luftës.






