Një zjarr ka shpërthyer në pjesën malore të fshatit Gradec, në Komunën e Vrapçishtit, ndërsa flakët dhe tymi i dendur janë të dukshme pranë zonës së banuar.
Pamjet nga vendngjarja tregojnë intensitetin e zjarrit, i cili ka përfshirë zonën malore mbi shtëpitë e fshatit, duke shkaktuar shqetësim te banorët.
Banorët apelojnë për ndërhyrje sa më të shpejtë të ekipeve të zjarrfikësve, me qëllim vënien nën kontroll të flakëve dhe parandalimin e përhapjes së zjarrit drejt shtëpive.






