Vullnet Selimi, drejtor organizativ i Shtëpisë së Shëndetit në Shkup ka ndarë me opinionin informacionin për realizimin e njëzet e një vende pune, transmeton Almakos.
“ Të nderuar qytetarë, sot jam krenar dhe i lumtur që arritëm të realizojmë 21 vende pune në Shtëpinë е Shëndetit – Shkup.
Që nga marrja e detyrës së drejtorit organizativ në këtë institucion, pa shumë bujë jemi përpjekur të zgjidhim shumë probleme dhe çështje organizative që prekin poliklinikat në kuadër të Shtëpisë së Shëndetit, por mungesa e resurseve njerëzore ishte një nga problemet më urgjente për të cilën na nevojitej një zgjidhje sa më e shpejtë.
Sot ne nënshkruam 21 vendime pune edhe atë për:
Mjekë
infermierë dhe
personel teknik.
Natyrisht, këto vende pune nuk i plotësojnë të gjitha nevojat e poliklinikave tona, por ne zotohemi që në periudhën në vijim përveç që do të vazhdojmë të përmirësojmë shërbimet shëndetësore, imperativ i joni do të jetë edhe punësim i kuadrit shtesë, sepse jemi të vetëdijshëm se resurset e mjaftueshme njerëzore janë një parakusht bazë për sigurimin e shërbimeve mjekësore me cilësi. “, shkruan Vullnet Selimi./Almakos/