3.8 C
Skopje
Saturday, December 14, 2024

Mexhiti do të zgjeroj listën pozitive të ilaçeve

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, mori pjesë në panel diskutimi në kuadër të konferencës shëndetësore me temë “Shikim në të ardhmen për sistemin tonë shëndetësor”, organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Maqedoninë e Veriut (AmCham).

Në lidhje me rinovimin e listës pozitive, ministri theksoi se është në proces vlerësimi i aplikimeve të pranuara për futjen e një ilaçi në listën pozitive, nga të cilat rreth 21 janë për ilaçe dhe 4 për lëndë ushqyese. Aplikimet i referohen ilaçeve që mbulojnë indikacionet e sëmundjeve malinje, sklerozën multiple, sëmundjet kardiovaskulare dhe hemofilinë, si sëmundje me rëndësi të veçantë social-mjekësore dhe të destinuara për një grup të veçantë vulnerabël pacientësh.

“Vendosja e ilaçeve në listën pozitive është një proces që ka filluar këtë vit pasi janë ndryshuar dy ligje sistematike dhe është miratuar rregullorja e re për listën pozitive. Me këtë, praktikat evropiane në këtë fushë u prezantuan në vendin tonë dhe procesi i zbatimit tashmë është praktikë. Për vitin 2024, Fondi ka kërkuar 2,9 miliardë denarë shtesë nga Ministria e Financave për ilaçe të reja në listën pozitive. Të gjithë ne përfaqësuesit e pranishëm nga institucionet përkatëse, do të bëjmë të gjitha përpjekjet që të sigurojmë rritje të mjeteve buxhetore për barna, për të mundësuar monitorimin e përfitimeve shëndetësore në trajtimin e sëmundjeve me terapi bashkëkohore, ka thënë ministri Mexhiti.

Njëkohësisht, ministri informoi se është në zhvillim e sipër përpilimi i udhëzuesve të rinj për trajtimin e sëmundjeve mjekësore, gjegjësisht miratimi i udhëzimeve të reja kombëtare terapeutike që ndihmojnë në zgjedhjen e terapisë më adekuate për çdo gjendje mjekësore, e cila do të jetë e dobishme edhe për komisionin e ekspertëve për të arritur financimin e qëndrueshëm dhe të vazhdueshëm të ilaçeve që do të jenë pjesë e listës pozitive.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit