Mendi Qyra: Rrënjët, gjuha dhe historia na bashkojnë me arbëreshët

Advertisement

 

Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, ka njoftuar përmes një postimi në Facebook për vizitën dyditore të delegacionit të komunave arbëreshe nga Kalabria në Strugë, gjatë së cilës u hap një kapitull i ri bashkëpunimi dhe miqësie mes dy palëve.

 

Në kuadër të vizitës u nënshkrua marrëveshja e binjakëzimit, e cila synon forcimin e bashkëpunimit dhe kultivimin e lidhjeve të përbashkëta historike, gjuhësore dhe kulturore.

Qyra bëri të ditur se gjatë këtyre dy ditëve delegacioni vizitoi vende me rëndësi historike dhe kulturore, ndërsa pati mundësi të njihej nga afër me trashëgiminë, traditat dhe mikpritjen e Strugës.

“Na bashkojnë rrënjët, gjuha dhe historia, por mbi të gjitha dëshira për ta forcuar këtë miqësi dhe për ta përcjellë te brezat e rinj”, ka shkruar Qyra.

Marrëveshja synon që lidhjet mes Strugës dhe komunave arbëreshe të mos mbeten vetëm në nivel simbolik, por të shndërrohen në një urë bashkëpunimi dhe afrimi mes dy komuniteteve me rrënjë të përbashkëta.

 

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit