Vuçiq: Të dielën, më 27, jap dorëheqjen

Advertisement

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se të dielën, më 27 shtator, do të dorëzojë dorëheqjen nga posti i presidentit dhe më pas do t’i bashkohet fushatës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të planifikuara për 25 tetor.

“ Të dielën, më 27, jap dorëheqjen”, deklaroi Vuçiq në një intervistë për Radio Beogradin.

Ai tha gjithashtu se, nëse lista e tij fiton mbështetjen e qytetarëve, qeveria e re do të ketë ndryshime në përbërjen e saj. Sipas tij, kabineti i ri do të përbëhet nga jo më shumë se 12 ministra.

Vuçiq paralajmëroi gjithashtu ndryshime në nivel lokal, duke thënë se të paktën gjysma e kryetarëve të komunave të lidhur me opsionin e tij politik mund të zëvendësohen brenda tre muajve nga formimi i qeverisë së re.

Nëse dorëheqja formalizohet më 27 shtator, në Serbi do të duhet të mbahen edhe zgjedhje të parakohshme presidenciale. Sipas afateve ligjore, ato duhet të zhvillohen brenda tre muajve nga përfundimi i mandatit presidencial.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit