Gjermania planifikon të ulë taksat për benzinën dhe naftën me 17 cent për litër, si pjesë e një pakete lehtësuese me vlerë 2.5 miliardë euro.
Masa pritet të hyjë në fuqi më 1 tetor dhe të jetë në fuqi deri në fund të vitit 2026. Qeveria gjermane synon gjithashtu të vendosë një tavan për çmimet e karburanteve deri më 1 janar 2027, me qëllim zbutjen e ndikimit të rritjes së çmimeve.
Sipas të dhënave të raportuara, çmimi i benzinës në disa pika karburanti këtë javë ka arritur deri në 3 euro për litër.
Masa të ngjashme janë ndërmarrë edhe në vende të tjera evropiane. Italia ka miratuar lehtësime për karburantet dhe zbritje të përkohshme të çmimit të naftës, ndërsa Spanja vazhdon me ulje të akcizës dhe rimbursime për sektorin profesional.
Në Greqi po zhvillohen kontrolle të çmimeve me pakicë, krahas një subvencioni shtetëror për naftën.






