Vuçiq: Aktgjykimi ndaj Thaçit mund të jetë kryesisht lirues

Advertisement

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se aktgjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, i cili pritet të shpallet më 16 shtator në Hagë, mund të jetë kryesisht lirues.

“Kam marrë vesh se shpallja e vendimit për Hashim Thaçin është planifikuar për më 16 shtator dhe, me sa kuptoj, ai do të jetë kryesisht një vendim pafajësie”, ka deklaruar Vuçiq.

Gjykatat Specializuara të Kosovës kanë konfirmuar zyrtarisht se aktgjykimi në çështjen Thaçi dhe të tjerët do të shpallet më 16 shtator 2026.

Vuçiq ka thënë gjithashtu se, sipas informacioneve që pretendon se i posedon, Thaçi mund të dënohet vetëm për akuza më të lehta dhe se dënimi eventual mund të përkojë me kohën që ai ka kaluar në paraburgim.

Presidenti serb ka pretenduar edhe se Perëndimi po përpiqet ta paraqesë Serbinë si përgjegjësen kryesore për krimet e luftës.

Megjithatë, deklaratat e Vuçiqit janë vlerësime dhe pretendime të tij. Vendimi përfundimtar do të merret nga trupi gjykues i Gjykatës Speciale në Hagë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit