10.8 C
Skopje
Thursday, May 23, 2024

VMRO: Uria dhe varfëria për popullin që solli kjo qeveri janë kërcënimi më i madh për të ardhmen e Maqedonisë

“Në Maqedoni deri në fund të këtij viti 2023 tashmë do të jenë 600 mijë qytetarë, të cilët do të jetojnë në varfëri, me 150 denarë në ditë, që është çdo i treti në vend, dhe ai numër vetëm para disa vitesh ishte 360 mijë qytetarë. Me 80 denarë në ditë mbijetojnë 80 mijë njerëz. Këto janë shifra dërrmuese dhe katastrofike”, njoftuan sot nga opozita VMRO-DPMNE.

Nga aty thonë se “njëkohësisht jemi dëshmitarë se në kurrizin e popullit po pasurohen çdo ditë zyrtarët e BDI-së dhe LSDM-së dhe jo vetëm ata, por edhe fëmijët dhe nipërit e tyre, që bëjnë miliona dhe blejnë prona në lokacione atraktive në qendër të Shkupit. Qytetarët kërkojnë përgjegjësi dhe përgjegjësinë do ta sjellë VMRO-DPMNE, pas fitores bindëse në zgjedhjet e ardhshme”.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit