VLEN: Nga 100% maqedonisht, provimet profesionale i bëjmë 100% shqip

Advertisement

Të nderuar përfaqësues të mediave,

Kam kënaqësinë që të ndaj sot me ju një lajm të rëndësishëm për sa i përket avancimit të përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe, ashtu siç përcakton Marrëveshja e Ohrit dhe Kushtetuta e vendit tone. Ashtu siç kemi premtuar, një sërë provimesh profesionale dhe shtetërore tash e tutje do të jepen edhe në gjuhën shqipe!

–        Provimi për revizorë/auditorë të autorizuar shtetërorë sot mbahet në gjuhën shqipe nga ana e Entit Shtetëror për Revizion;

–        Provimevi për agjentët e sigurimeve, të cilët licencohen nga MAPAS;

–        Provimi profesional, për ekspert për vlerësim të ndikimit të proekteve ndaj ambientit jetësor;

–        Provimi profesional për ekspert për vlerësim strategjik të ambientit jetësor;

–        Provimi për drejtor te institucionet parashkollore;

–        Provimi për edukator te institucionet parashkollore;

–        Provimi për punëtor te institucionet parashkollore;

–        Provimi për kujdestar professional te institucionet parashkollore;

–        Provimi professional për mjekët;

–        Provimi professional për stomatologët;

–        Provimi professional për motrat medicinale;

–        Për herë të pare në kuadër të Ministrisë së Kulturës është themeluar njësia për përkthim dhe lektorim;

Në fillim, dua ta bëj të qartë për të gjithë:  në Maqedoninë e Veriut nuk po ndodh asnjëfarë regresi në drejtim të përdorimit të gjuhës shqipe dhe as nuk ka shkelje të Ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe.  Përkundrazi, me ardhjen në pushtet dhe për më pak se dy vite qeverisje, VLEN jo vetëm se ka ruajtur zgjidhjet ekzistuese, por edhe ka avancuar zgjidhjet e munguara në drejtim të arritjes së barazisë gjuhësore.

Angazhimi jonë në këtë drejtim po dëshmon se mbrojtja dhe përparimi i të drejtave gjuhësore të shqiptarëve nuk është vetëm premtim politik, siç ishte rasti në të shkuarën, por ai po shndërrohet në rezultate konkrete dhe të prekshme për qytetarët.

Të nderuar të pranishëm,

Nga viti 2002 deri në vitin 2024, pra, për më shumë se 20 vite, provimet profesionale, licencimi, provimet shtetërore dhe format tjera të aftësimit profesional në kuadër të institucioneve shtetërore, janë zhvilluar në gjuhën maqedone, pavarësisht se në cilën gjuhë kandidati ka përfunduar studimet.  Sot, kemi një realitet ndryshe.  Filluam me provimin e jurisprudencës dhe shumë shpejtë studentët shqiptarë këtë provim do të kenë mundësinë ta japin në gjuhën shqipe.

Që nga ardhja në pushtet e VLEN, qytetarët shqiptarë kanë mundësinë që provimet profesionale dhe procedurat e licencimit t’i zhvillojnë edhe në gjuhën shqipe.  Kjo nuk ka qenë kështu në të shkuarën.  Gjithçka që dëgjoni nga opozita shqiptare është vetëm tentim për manipulim të fakteve dhe përpjekje për të faktorizuar vetveten!

Si rezultat i punës së VLEN, provimi për revizorë/auditorë të autorizuar shtetërorë sot mbahet në gjuhën shqipe nga ana e Entit Shtetëror për Revizion, me realizimin përkatës nga Agjencia për Administratë.

Gjithashtu, në gjuhën shqipe do të mund t’u nënshtrohen provimeve profesionale edhe agjentët e sigurimeve, të cilët licencohen nga MAPAS.

Po ashtu, janë ndërmarrë hapa që edhe provime të tjera profesionale, në kuadër të institucioneve përkatëse, përfshirë Ministrinë e Ekologjisë, të mund të organizohen në gjuhën shqipe.

Bashkë me provimet profesionale për edukatoret nëpër çerdhe dhe institucione tjera në kuadër të Ministrisë për punë sociale dhe demografi, provimet e Agjencionit për administrate dhe provimet në Ministrinë e Shëndetësisë, sot kemi një listë të gjatë të provimeve për aftësim professional të cilat, si rezultat i punës së VLEN, mund të jepen në gjuhën shqipe!

Deri para dy vitesh, provime shtetërore dhe profesionale ishin 100% në gjuhën maqedone.  Ne trashëguam një sistem me zgjidhje parciale, me çështje të hapura, por shumë propagandë.  E propaganda asnjëherë nuk ka qenë përgjigje për problemet.  Ajo ka qenë vetëm instrument për të siguruar qeverisjen e një klase të diskredituar politike që premtonte shumë, por realizonte pak.

Duke hapur kapitullin e provimeve profesionale në gjuhën shqipe, ne po bëjmë atë që BDI për 20 vite vetëm e premtonte.  Këto nuk janë vetëm ndryshime administrative. Këto janë mundësi të reja për qytetarët shqiptarë, për profesionistët e rinj dhe për të gjithë ata që duan të avancojnë në karrierën e tyre pa u përballur me barriera gjuhësore.

Ne nuk premtojmë. Ne veprojmë dhe sjellim rezultate.

VLEN do të vazhdojë angazhimin që gjuha shqipe të respektohet në çdo institucion, në çdo procedurë dhe në çdo proces ku qytetarët shqiptarë ushtrojnë të drejtat e tyre.  Sepse barazia nuk matet me deklarata, por me mundësi të barabarta dhe me rezultate konkrete.

 

 

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit