Siljanovska për Bankën Alta: Nuk kam asnjë kompetencë në procedurat për dhënien e lejeve

Advertisement

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, në seancën mbikqyrëse në Kuvend për Bankën Alta deklaroi se shefi i shtetit nuk ka kompetenca ligjore në procedurat për dhënien ose revokimin e lejeve bankare, dhënien e pëlqimeve, kryerjen e mbikqyrjes apo vendosjen e administrimit në një bankë, duke theksuar se të gjitha këto vendime janë në kompetencë të Bankës Popullore.

Duke u përgjigjur në pyetjen e deputetëve, Sonja Mirakovska dhe Nikolla Miceski, Siljanovska-Davkova theksoi se pavarësia e Bankës Popullore është kategori kushtetuese dhe ligjore dhe se as ajo as kabineti i saj nuk kanë marrë pjesë në procedurat lidhur me Bankën Alta.

“Nuk kam kompetencë as për dhënien, as për revokimin e licencave, as për dhënien dhe tërheqjen e pëlqimeve, as për mbikqyrjen bankare, as për masat mbikqyrëse dhe as për vendosjen e administrimit në një bankë. Të gjitha këto çështje janë në kompetencë të organeve të Bankës Populllore”, theksoi presidentja.

Sa i përket propozimit të saj që Trajko Sllaveski të zgjidhet guvernator, Siljanovska Davkova tha se vendimin e kishte marrë në mënyrë të pavarur, bazuar në kualifikimin e tij profesionale dhe akademike.

Ajo theksoi se, para se ta dorëzonte propozimin, kishte biseduar me disa ekspertë të fushës së ekonomisë dhe bankave, ish guvernatorë, profesorë dhe përfaqësues të komunitetit akadamik.

„Kandidati Trajko Slaveski jo vetëm që i plotëson kushtet ligjore, por është edhe profesor me përvojë katërdekadëshe, me karrierë të rëndësishme akademike dhe ndërkombëtare… Arsyeja kryesore e zgjedhjes sime ishin ekspertiza, kompetenca dhe integriteti i tij profesional“, theksoi presidentja.

“Jo vetëm që kandidati Trajko Sllaveski i plotëson kushtet ligjore, por është edhe profesor me përvojë katërdekadëshe, me karrierë të rëndësishme akademike dhe ndërkombëtare… Arsyeja kryesore e zgjedhjes sime ishin ekspertiza, kompetenca dhe integriteti i tij profesional”, theksoi presidentja.

Ajo hodhi poshtë pretendimet për çfardo lidhje mes propozimit të saj për guvernator dhe hyrjes së Bankës Alta në vend, duke i vlerësuar këto pretendime si “bizare” dhe të “pakuptimta”.

Në përgjigjen ndaj deputetes Mirakovska, presidentja theksoi se roli propozues i shefit të shtetit në zgjedhjen e guvernatorit nuk krijon marrëdhënie hierarkike mes presidentit dhe guvernatorit.

“Presidenti propozon, Kuvendi zgjedh. Guvernatori nuk jep llogari para presidentit që e ka propozuar, por vepron në kuadër të kompetencave të tij kushtetuese dhe ligjore dhe jep llogari para Kuvendit”, sqaroi Siljanovska-Davkova.

Sipas saj, mundësia që presidenti të përfshihet në një procedurë që lidhet me Bankën Popullore do të ekzistonte vetëm në rastin e një procedure të mundshme për shkarkimim e guvernatorit, dhe jo në proceset e vendimmarjes dhe funksionimit të bankës qendrore

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit