Bekim Sali merr pjesë në konferencën për Pavarësinë e Shqipërisë dhe proceset eurointegruese tek shqiptarët

Advertisement

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, ka marrë pjesë në konferencën me temë “Pavarësia e Shqipërisë dhe proceset eurointegruese tek shqiptarët”, e organizuar në Universitetin “Nënë Tereza”, në prag të 28 Nëntorit.

Me këtë rast, Sali ka theksuar rëndësinë historike të Pavarësisë së Shqipërisë, duke e cilësuar atë si një nga momentet më të rëndësishme të historisë kombëtare shqiptare, por edhe si një kujtesë për përgjegjësitë dhe sfidat që shqiptarët kanë përpara.

Ai ka nënvizuar se integrimi evropian duhet të shihet si një synim i përbashkët për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri, Kosovë dhe në gjithë rajonin.

Sipas Salit, barazia, bashkëpunimi dhe perspektiva evropiane përbëjnë elemente të rëndësishme të rrugëtimit të përbashkët të shqiptarëve drejt së ardhmes.

Mesazhi i tij vjen në prag të festës së 28 Nëntorit, duke rikthyer në vëmendje jo vetëm rëndësinë e historisë kombëtare, por edhe nevojën për bashkëpunim dhe orientim të përbashkët drejt integrimit evropian.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit