Bujar Osmani pranoi marrëdhëniet e tij të rregullta me shtetin serb. Nuk mohoi asgjë. Vetëm u përpoq ta riemërtojë gjurmën e vet politike si “detyrim zyrtar”.
Funksioni nuk është alibi. Agjenda e një ministri tregon se cilat çështje i ngre në nivelin më të lartë dhe cilat i lë për fjalimet parazgjedhore. Nuk pati kohë për diplomacinë e Kosovës, por pati kohë për Serbinë. Sulmonte autoritetet e Kosovës, ndërsa fotografohej me autoritetet serbe.
Për pozitën e serbëve gjeti vend në bisedat me Vuçiqin. Për shqiptarët e Luginës së Preshevës, për Kosovën dhe për pikën kufitare Llojan-Miratoc mbetën vetëm fjalë, fotografi dhe premtime të papërmbushura.
Tani, pasi e humbi pushtetin, Osmanit iu kujtua “bota serbe”. Kur BDI-ja bisedonte me Beogradin, kjo quhej diplomaci. Kur VLEN po i rrëzon monopolet e tyre njëzetvjeçare, kjo quhet tradhti.
Kjo nuk është patriotizëm. Ky është dëshpërimi i një partie që mendonte se kishte tapinë mbi shqiptarët. Një partie që në emër të patriotizmit ndërtoi pasuri personale për politikanët dhe familjet e tyre.
Osmani mund të krahasohet me Trumpin dhe Kurtin sa të dojë. E vërteta mbetet e njëjtë: çështja shqiptare u bë e rëndësishme për të vetëm pasi posti i tij u bë e kaluar.
VLEN nuk tregton me ndjenjën kombëtare. VLEN e shndërron atë në forcë institucionale.
BDI-ja e mbronte pushtetin e saj.
VLEN i mbron shqiptarët.





