Disa zona të Tetovës do të mbeten nesër, më 2 shtator, pa energji elektrike për shkak të ndërprerjeve të planifikuara.
Sipas njoftimit, ndërprerja e energjisë elektrike do të zgjasë nga ora 09:00 deri në 14:00.
Pa furnizim me energji elektrike do të mbeten:
- Një pjesë e rrugës “Vidoe Smilevski-Bato”, përkatësisht objektet në afërsi të fabrikës “Knauf”;
- Objektet përgjatë rrugës “Gorce Petrov”;
- Një pjesë e rrugës “Radovan Coniq”.
Ndërprerja është e planifikuar dhe do të realizohet gjatë ditës së nesërme, më 2 shtator 2026.






