Monitorimi i premtimeve zgjedhore në Strugë dhe Vevçan vazhdon

Advertisement
Në kuadër të projektit “Monitorimi i premtimeve zgjedhore në Strugë dhe Vevçan”, KAB Struga gjatë muajit gusht ka vazhduar me monitorimin e masave të përcaktuara, në përputhje me dinamikën e paraparë të projektit.
Gjatë kësaj periudhe, monitoruesit kanë qenë të angazhuar në mbledhjen dhe verifikimin e informacioneve lidhur me realizimin e premtimeve zgjedhore në të dyja komunat.
Në Komunën e Strugës, aktivitetet kanë vijuar përmes komunikimit zyrtar me institucionet përkatëse, me qëllim sigurimin e të dhënave lidhur me përzgjedhjen e operatorit që do të angazhohet për pastrimin e deponive të egra, si një nga masat që janë pjesë e procesit të monitorimit.
Ndërkohë, në Komunën e Vevçanit, nga informacionet e siguruara gjatë monitorimit rezulton se për masën që lidhet me “Ndërtimin dhe mirëmbajtjen e sistemit të ndriçimit publik” janë shpenzuar rreth 150.000 denarë.
“Mbledhja dhe verifikimi i të dhënave është një proces i vazhdueshëm. Përmes monitorimit synojmë që qytetarët të kenë informacion sa më të qartë mbi atë se çfarë është premtuar, çfarë është realizuar dhe në çfarë faze ndodhen masat e përcaktuara”, thekson Kadrije Zhaku, koordinatore e projektit.
Monitorimi i premtimeve zgjedhore, transparenca gjatë realizimit të tyre dhe përfshirja e qytetarëve në ndjekjen dhe vlerësimin e këtyre proceseve mbeten një sfidë që kërkon përkushtim të vazhdueshëm.
KAB Struga do të vazhdojë me monitorimin edhe në periudhën në vijim, ndërsa informimi i publikut dhe ndarja e të dhënave të siguruara gjatë procesit do të vijojnë të jenë pjesë e rëndësishme e projektit.
#KABStruga #ElectoralSupportProgramme #MonitorimiIPremtimeveZgjedhore #Strugë #Vevçan #Transparencë #PremtimeZgjedhore #PjesëmarrjaQytetare #QeverisjeLokale #Llogaridhënie

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit