BDI-ja mendon se turpi mbulohet me zhurmë. Por provimi i jurisprudencës nuk zgjidhet me britma e me rrena. Zgjidhet me punë. E punën ata e kishin në dorë për vite me radhë, por nuk e bënë.
Ministria e Drejtësisë kaloi prej një kuadri të BDI-së te tjetri. Pas Blerim Bexhetit, me mbi 1000 ditë ministër, erdhi Adnan Jashari. Mandat kishte, kompetenca kishte, vulë kishte. Vetëm vullnet për studentët shqiptarë nuk kishte.
Ky ka qenë zanati i BDI-së. Shqiptarëve pritje, të vetëve përparësi. Për studentët “do ta shohim”, por kur ishte puna për rrethin e tyre, sistemi ndizte motorët menjëherë.
Pikërisht në kohën e Adnan Jasharit, djali i Talat Xhaferit u pajis me provimin e jurisprudencës, edhe pse ishte ende i padiplomuar. Pra, për studentët shqiptarë nuk kishte zgjidhje në gjuhën shqipe, ndërsa për djalin e funksionarit të BDI-së sistemi funksiononte.
Për të vetët e gjenin çaren, ndërsa hallin e shqiptarëve e linin zvarrë.
Prandaj Adnan Jashari duhet të përgjigjet pse nuk e zgjidhi provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe kur ishte ministër i Drejtësisë.
Studentët kanë hall. BDI ka hesape.
VLEN këtë çështje po e zgjidh në rrënjë. Provimi i jurisprudencës në shqip është vetëm fillimi. Të gjitha provimet profesionale do të mund të jepen edhe në gjuhën shqipe.
Shqiptarët nuk duan më zhurmë. Duan zgjidhje, e zgjidhja po vjen.





