Ermal Peçi për protestat në Tiranë: Edi Rama nuk e dëgjoi Izet Mexhitin, prishte ekuilibrat politikë

Advertisement

Gazetari nga Shqipëria, Ermal Peçi, ka komentuar protestat në Tiranë në mbështetje të studentëve, duke theksuar se secili ka të drejtë të ngrejë zërin dhe të shprehë solidaritetin e tij me ta.

Peçi ka kritikuar edhe qëndrimet e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, duke pretenduar se ai ndërhynte në zhvillimet politike në Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovë me qëllim të prishjes së ekuilibrave politikë.

“Vetë z. Rama fuste hundët në politikën e Maqedonisë së Veriut, sepse nuk e kishte mirë dhe nuk e dëgjonte Izet Mexhitin dhe bënte çmos për të prishur ekuilibrat politikë në Maqedoni dhe në Kosovë”, ka deklaruar Peçi.

Duke folur për protestat në Tiranë, ai ka thënë se qytetarët shqiptarë kanë të drejtë të protestojnë dhe të mbështesin studentët, ndërsa ka kritikuar përpjekjet që, sipas tij, “synojnë të krijojnë narrativa të tjera rreth këtyre protestave”.

“Tani tenton të krijojë narrativa boshe. Shqiptarët vijnë në shesh, protestojnë denjësisht. Secili e di se zemra është këtu në Tiranë dhe secili ka të drejtë të ngrejë zërin dhe të mbështesë studentët”, ka thënë Peçi.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit