Vjosa Osmani prezanton një prurje të re

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vlerësuar lart angazhimin shumëvjeçar të Visar Xanit në jetën publike dhe institucionale të Kosovës.

Në një postim publik, Osmani theksoi se për më shumë se tetëmbëdhjetë vite, puna e Xanit ka qenë e lidhur ngushtë me fjalën publike, fillimisht si gazetar e analist politik, e më pas në institucione dhe organizata ndërkombëtare.

Sipas saj, Visar Xani ka kontribuar në reforma, komunikim institucional dhe formimin profesional të shumë zyrtarëve në Kosovë, veçanërisht në rolin e Koordinatorit Nacional të RESPA-s për Kosovën.

“Visari sjell një cilësi që rrallë thuhet, por lehtësisht dallohet: seriozitetin e njeriut që e sheh shërbimin publik si detyrim ndaj qytetarëve dhe jo si privilegj”, ka shkruar Osmani.

Në fund të mesazhit të saj, ajo i uroi Xanit suksese në rrugëtimin e përbashkët profesional dhe institucional. (INA)

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit