Qendra për Mebaxhim me kriza ka njoftuar se zjarri që përfshiu Parkun e Gazi Babës është vënë nën kontroll.
Sipas drejtorit të QMK-së, Muhamed Ali, ekipet e Brigadës së Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit kanë ndërhyrë në terren, ndërsa situata aktualisht po stabilizohet.
Zjarri në Parkun e Gazi Babës është vënë nën kontroll. Qendra për Menaxhim me Kriza reagoi menjëherë, duke kontaktuar dhe koordinuar institucionet kompetente, ndërsa Brigada Kundër Zjarrit e Qytetit të Shkupit ndërhyri me shpejtësi dhe profesionalizëm në terren. Personalisht isha i pranishëm në vendngjarje për të koordinuar aktivitetet dhe për të ndjekur nga afër zhvillimin e situatës. Gjendja po stabilizohet, ndërsa ekipet kompetente do të vazhdojnë të qëndrojnë në terren deri në shuarjen e plotë të zjarrit. Apelojmë tek të gjithë qytetarët që, nëse vërejnë zjarr, tym apo ndonjë situatë që mund të paraqesë rrezik, ta raportojnë menjëherë në numrin emergjent 112. Njëkohësisht, u bëjmë thirrje qytetarëve që gjatë këtyre ditëve me temperatura të larta të jenë të kujdesshëm gjatë lëvizjes në zonat malore dhe pyjore, të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe të respektojnë rekomandimet e institucioneve kompetente”, theksoi Muhamed Ali, drejtor i QMK-së.






