Ora24.tv ka siguruar pamje ekskluzive të një përleshje fizike e cila ka ndodhur pasditen e djeshme tek udhëkryqi pranë Q.T. “Mavrovasja”.
Në video duket qartë se si dy persona të moshës madhore po përleshen me grushta. Më pas shihet edhe ndërhyrja e policisë.
Ora24.tv, jo zyrtarisht mëson se personat që përleshen janë pjesëtar të grupeve të lypsarëve, ndërsa arsye është “territori i punës”.
Nga Ministria e Punëve të brendshme japin detaje për përleshjen.
“Më datë 01.11.2023 në ora 15.10 në afërsi të T.Q. “Mavrovasja” në Shkup është denoncuar prishje e rendit dhe qetësisë publike me përleshje fizike mes R.B. (51) nga Shkupi dhe D.I. (49) nga Shkupi. Pas dokumentimit të rastit, do të merren hapat përkatëse”, konfirmon MPB për Ora24.tv.