Stilistja dhe ish-anëtarja e grupit Spice Girls, Victoria Beckham, ka festuar 52-vjetorin e lindjes, duke marrë urime të shumta publike nga familja e saj.
Njëri prej djemve të saj, Cruz Beckham, e uroi përmes një postimi në rrjetet sociale, ku publikoi një foto të vjetër nga fëmijëria, në të cilën shfaqet në krahët e nënës së tij. Krahas fotos, ai shprehu dashurinë dhe mirënjohjen për të, duke shkruar: “Gëzuar ditëlindjen. Të dua. Ti më frymëzon çdo ditë”.
Urime për stilisten erdhën edhe nga bashkëshorti i saj, David Beckham, i cili gjithashtu zgjodhi rrjetet sociale për të ndarë mesazhin e tij në këtë ditë të veçantë.



