“Vanja”: Përplasje e ashpër për rastin, kërkohet rishqyrtim dhe dënime të rënda

Në Gjykatën e Apelit është mbajtur seancë publike për rastin e rrëmbimit dhe vrasjes së 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski. Derisa të dënuarit me burgim të përjetshëm Lupço Palevski Pallçoi, Boro Videvski, Velibor Manev dhe Vllatko Keshishov kërkojnë të shfuqizohet aktgjykimi i shkallës së parë dhe të përsëritet gjykimi, Prokuroria kërkon që Apeli ta rishqyrtojë aktgjykimin lirues për babanë e Vanjës, Aleksandar Gjorçevski i cili u akuzua për ndihmë gjatë rrëmbimit. Prokurori Darko Jakimovski, theksoi se gjykata e shkallës së parë nuk ka bërë analizë të plotë të provave që të përgjegjësinë e Gjorçevskit i cili siç tha ai, ka pasur rol kyç në rrëmbimin e Vanjës.

“Kur është vendosur për t’u rrëmbyer Vanja, Palevski i ka ftuar Manevin dhe Videvskin të vijnë në Shkup. Në momentin kur janë në parti, atëherë babai u dërgon mesazh fëmijëve që të vishen sikur do të shkojnë në mal. Pastaj sjellja e Aleksandrit ditën e nesërme. Ai ka përsëritur se fëmija është rrëmbyer dhe vrarë, pas çka ka shkuar në drejtim të Rrugës së Kaçanikut, nëpër rrugën që është dërguar Vanja në bagazh. Pastaj përmend mos është rrëmbyesi një person i moshuar. Nëse nuk është fajtor, pse nëna dhe motra e Vanjës iu bashkuan përndjekjes penale,” tha Darko Jakimovski, Prokuror.

Megjithatë mbrojtja e Gjorçevskit mohoi akuzat, duke theksuar se Gjykata Penale ka vepruar drejtë. E mitura Vanja Gjorçevska u raportua e zhdukur më 27 nëntor të vitit 2023. Pas gjashtë ditësh kërkime intensive, policia arriti ta gjejë trupin e pajetë në rrethinën e Shkupit, pasi kishte arrestuar 3 persona, të cilët më pas do të akuzoheshin se janë pjesëmarrës në vepër. Sipas policisë dhe Prokurorisë Vanja ishte vrarë në ditën që ishte raportuar si e zhdukur, ndërkaq ekzekutor ka qenë Pallço, i cili ishte arratisur nëpërmjet Serbisë në Turqi, ndërkaq pas gjashtë muajsh u ekstradua në vend Rrëmbimi i Vanjës, sipas Prokurorisë është kryer me veturën Citroen të Pançe Zhezhovskit, një 74-vjeçar nga Velesi, i cili ishte raportuar si i zhdukur 3 ditë para zhdukjes së Vanjës. Vetura, i është marrë pasi Zhezhovskin e kishin vrarë dhe e kanë groposur në Veles. Në akuzë, Prokuroria kishte përfshirë edhe babanë e Vanjës, pasi sipas tyre i ka dhënë informata Pallços për orarin e lëvizjes së vajzës me qëllim që ai bashkë me grupin ta kryenin rrëmbimin e saj. Motivi i rrëmbimit dhe vrasjes së tyre, sipas Prokurorisë, është interesi financiar. /Alsat.mk

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit