Ushtria e Maqedonisë së Veriut dhe ajo italiane zhvillojnë stërvitje të përbashkët në Krivolak

Advertisement

Në periudhën nga 23 tetori deri më 5 nëntor 2026, pjesëtarët e Batalionit të Parë të Këmbësorisë, në kuadër të Brigadës së Parë të Këmbësorisë, së bashku me pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Italisë, realizuan trajnim dhe aktivitete të përbashkëta stërvitore në poligonin ushtarak “Krivolak” dhe në Qendrën e Trajnimit “Pepelishte”.

Aktivitetet u zhvilluan në kuadër të Planit për Bashkëpunim Bilateral me Republikën e Italisë, me qëllim të shkëmbimit të përvojave dhe avancimit të njohurive dhe aftësive përmes realizimit të detyrave të përbashkëta.

Theks i veçantë iu kushtua rritjes së ndërveprueshmërisë, harmonizimit operacional dhe koordinimit ndërmjet pjesëtarëve të dy ushtrive të NATO-s, si dhe ushtrimit të detyrave të ndryshme taktike.

Njëkohësisht, aktivitetet shërbyen edhe për promovimin e kapaciteteve dhe kushteve që ofron poligoni ushtarak “Krivolak” për organizimin e stërvitjeve të përmasave më të mëdha.

Aktivitetet e përbashkëta përfunduan me një ushtrim taktik me qitje komanduese në nivel kompanie, me temë “Kompania e përforcuar e këmbësorisë në sulm”.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit