Unë jam grua – jo send, jo pasuri, jo hije që ecën pas urdhrave të një burri.
Nuk jam e lidhur me zinxhirë morali të rremë, as me frikën që më imponojnë në emër të nderit.
Unë nuk jam “e imja” e askujt. As e babës, as e burrit, as e vëllait.
Jam vetja ime. Me trupin tim, me mendjen time, me jetën time.
Kam të drejtë të zgjedh, të dal, të flas, të dua, të largohem.
E kam me ligj. E kam me të drejtën njerëzore. E kam me shpirtin që s’më pranon robëri.
Kur një burrë mendon se gruaja është pronë e tij – ai është humbës.
Ai s’është burrë, është frikacak që ka nevojë me shkelë dikë që ta ndjejë veten “mbret”.
Por mos gaboni: kjo kohë ka marrë fund.
Gratë po ngrihen. Po flasin. Po dalin nga errësira që u quajt “traditë”.
E askush nuk do të na kthejë më mbrapa.