Moti sot

Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira të pakta deri mesatare, informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor, ndërsa gjatë orëve të pasdites në disa vende do të ketë kushte për paqëndrueshmëri lokale, të shoqëruar me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 7 deri në 16 gradë, ndërsa ato ditore do të arrijnë nga 24 deri në 33 gradë Celsius.

Në Shkup pritet mot me diell dhe me vranësira të pakta deri mesatare, si dhe erë e dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Pasdite, në disa pjesë të luginës së Shkupit do të ketë kushte për reshje të shkurtra të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima.

Temperatura minimale në kryeqytet do të jetë rreth 12 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 30 gradë Celsius.

 

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
Politika është prezantuar në draftin që përmban ndryshimet në Rregulloren për tarifat, ngarkesat dhe gjobat komunale, dokument të cilin këtë javë Komuna e ka vënë në platformën për konsultime publike. “Çdo automjet i regjistruar jashtë territorit të kryeqytetit, që hyn në zonën e përcaktuar nga Kryeqyteti, i nënshtrohet pagesës së taksës në shumën prej 10 (dhjetë) euro për hyrje. Pagesa e taksës realizohet: përmes pikave të autorizuara hyrëse; përmes sistemit elektronik të pagesës; ose përmes platformave të tjera të miratuara nga Kryeqyteti”, thuhet në dokumentin me ndryshimet e propozuara për Rregulloren për tarifat. Nga pagesa e kësaj takse parashihet të përjashtohen: automjetet e shërbimeve emergjente, si autoambulanca e mjetet e zjarrfikësve dhe policisë, pastaj automjetet e institucioneve publike në kryerje të detyrës zyrtare, automjetet e banorëve rezidentë të kryeqytetit që posedojnë dëshmi të vlefshme; si dhe automjetet për kategori të tjera të përcaktuara me vendim të veçantë të Kryetarit të Prishtinës. Bazuar në dokument, mospagesa e taksës prej 10 eurosh për automjet, përbën kundërvajtje dhe sanksionohet me gjobë. Por, lartësia e gjobës nuk është përshkruar. Ndryshimet në Rregulloren për tarifat, ngarkesat dhe gjobat komunale përfshijnë edhe një taksë të re. Neni 9 i draftit të rregullores përcakton që qytetarët e Kosovës dhe të huajt që qëndrojnë gjatë natës në një strukturë akomoduese jashtë vendbanimit të tyre paguajnë taksën e akomodimit prej një eurosh për natë. Këtë do ta bëjnë qoftë në hotel apo objekt tjetër akomodimi. “Taksa arkëtohet nga subjekti hotelier në momentin e pagesës së shërbimit të akomodimit. Shuma e taksës paraqitet si pikë e veçantë në faturë. Subjekti hotelier vepron si mbledhës i taksës në emër të Komunës”, thuhet në draft-dokument. Drafti i rregullores parasheh edhe rritje taksash për disa kategori biznesesh. Për biznese që merren me tregti të artikujve farmaceutikë, qoftë me shumicë apo me pakicë, taksa pritet të rritet për 200 euro. Po për 200 euro është planifikuar t’u rritet taksa edhe moteleve. E, të vetmet biznese që është paraparë t’u përgjysmohet taksa, nga 1000 në 500 euro, janë institucionet mikrofinanciare.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit