Turistët turq po shndërrohen në një nga grupet më të mëdha të vizitorëve të huaj në Maqedoninë e Veriut, ndërsa statistikat e reja tregojnë rritje të turizmit gjatë këtij viti.
Në shtatë muajt e parë të vitit 2026, vendin e kanë vizituar gjithsej 741.446 turistë, me rritje të numrit të turistëve të huaj. Sipas Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, ndër turistët e huaj më të shumtë janë ata nga Turqia, Gjermania, Serbia, Rumania dhe Shqipëria.
Në Shkup, turistët nga Turqia thonë se janë të tërhequr nga monumentet, kultura, ushqimi dhe mikpritja. Disa prej tyre tregojnë se gjatë qëndrimit prej disa ditësh kanë shpenzuar rreth 200 euro, kryesisht për ushqim dhe suvenire.
Ministria e Kulturës dhe Turizmit thekson se trendet pozitive në sektorin e turizmit janë nxitje për promovimin e mëtejshëm të vendit dhe për përmirësimin e ofertës turistike.
Institucionet synojnë gjithashtu përdorimin më të madh të digjitalizimit dhe inteligjencës artificiale për krijimin e një turizmi më modern, të qëndrueshëm dhe konkurrues.






