Trump me deklaratë të fortë: Iranit po i japim një shans të fundit para se të veprojmë

Advertisement

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se administrata amerikane po i jep Iranit një mundësi të fundit për të arritur një marrëveshje përmes negociatave, para se të merren vendime më të ashpra.

Gjatë një prononcimi në Zyrën Ovale, Trump u pyet për arsyet e pezullimit të sulmeve të paralajmëruara ndaj Iranit. Ai u përgjigj se ende beson se ekziston hapësirë për dialog.

“Dua t’u jap çdo mundësi për të arritur një marrëveshje. Jam i bindur se duhet të bëjmë gjithçka për të shmangur përshkallëzimin”, tha Trump.

Ai shtoi se, nëse sulmet do të ishin realizuar, pasojat do të kishin qenë shumë të mëdha, ndërsa përsëriti se SHBA-ja është e gatshme të veprojë nëse negociatat dështojnë.

Sipas presidentit amerikan, kjo është mundësia e fundit që Irani të pranojë një marrëveshje që ai e cilësoi si të favorshme.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit