Ndihma e Shpejtë në Strugë pajiset me dy aparate të reja EKG, përmirësohen shërbimet për pacientët

Advertisement

Njësia e Ndihmës së Shpejtë në Strugë është pajisur me dy aparate të reja për elektrokardiogramë (EKG) të modelit MAC 5, falë një donacioni të siguruar nga Fondacioni Mara Rotterdam.

Donacioni është realizuar me iniciativën e Dr. Hana Azizi, në bashkëpunim me Faton Borovën, me origjinë nga Struga dhe banues në Holandë, i cili është përfaqësues dhe një nga iniciatorët e Fondacionit Mara. Sipas njoftimit, qëllimi i këtij donacioni është përmirësimi i kushteve të punës dhe rritja e kapaciteteve të shërbimit të Ndihmës së Shpejtë në Strugë.

Me vendosjen në funksion të dy aparateve të reja zgjidhet një problem që ka qenë i pranishëm prej vitesh në këtë njësi. Pajisjet e reja mundësojnë kryerjen e ekzaminimeve EKG më shpejt, me saktësi më të lartë dhe në mënyrë më efikase, veçanërisht në rastet urgjente, duke përmirësuar cilësinë e kujdesit shëndetësor për pacientët.

Në njoftim shprehet mirënjohje e veçantë për Faton Borovën për angazhimin dhe kontributin e tij në mbështetje të vendlindjes. Donacioni vlerësohet si një investim i rëndësishëm në forcimin e shërbimeve shëndetësore dhe në përmirësimin e kujdesit për qytetarët e Strugës.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit