Familja Etemi nga Frëngova bëhen mburojë për zjarrfikësit e Strugës: Donacioni nga Cyrihu pas 20 vitesh pritje

Advertisement

Një gjest solidariteti nga mërgimtarët ka sjellë mbështetje të rëndësishme për zjarrfikësit e Strugës.
Familja Etemi nga Frëngova, babai së bashku me dy djemtë e tij, kanë realizuar një donacion nga Cyrihu, duke siguruar pajisje të nevojshme për mbrojtjen e zjarrfikësve gjatë ndërhyrjeve në terren.
Ky donacion vjen pas rreth 20 vitesh pritje dhe synon të ndihmojë në rritjen e sigurisë së zjarrfikësve, të cilët çdo ditë përballen me rreziqe të shumta në kryerjen e detyrës së tyre.
Kontributi i familjes Etemi është një shembull i solidaritetit të mërgatës me vendlindjen, duke dëshmuar se mbështetja nga jashtë mund të kthehet në ndihmë konkrete për komunitetin.
Pajisjet e dhuruara do t’u shërbejnë zjarrfikësve të Strugës në misionin e tyre për mbrojtjen e jetës, pronës dhe qytetarëve.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit