Policia e Kumanovës ka evidentuar një rast të helmimit të një fëmije me tretës ngjyre, përcjell TV21. Nga MPB thonë se fëmija është dërguar në Qendrën Klinike për Trajtim.
“Dje, rreth orës 14:00, në SPB Kumanovë nga Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës është raportuar se aty ishte sjellë një fëmijë dyvjeçar nga Kumanova, i cili ishte helmuar me tretës për ngjyrë. Pas dhënies së ndihmës mjekësore, fëmija është transferuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup për trajtim të mëtejshëm. Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.






