Toshkovski nga Pelinca: Ilindeni dhe ASNOM-i janë themelet e shtetësisë maqedonase

Advertisement

 

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ka bërë të ditur se sot, me rastin e festës së madhe të Ilindenit, ka marrë pjesë në delegacionin qeveritar të udhëhequr nga kryeministri Hristijan Mickoski, ku kanë vendosur lule para Qendrës Memoriale të ASNOM-it në Pelincë.

Toshkovski ka theksuar se kryengritja e Ilindenit dhe Mbledhja e Parë e ASNOM-it paraqesin dy momente të rëndësishme historike, të lidhura me idenë për një Maqedoni të lirë, të pavarur dhe me dinjitet.

“Sot nderojmë gjeneratat që me guxim, sakrificë dhe besim të palëkundur vendosën themelet e shtetësisë maqedonase”, ka shkruar Toshkovski në një postim në Facebook.

Delegacioni ka vazhduar përkujtimin në manastirin “Shën Prohor Pçinski”, ku së bashku me një delegacion të lartë nga Serbia kanë vendosur lule në kapelën përkujtimore dhe kanë nderuar rëndësinë historike të këtij vendi.

Toshkovski ka uruar qytetarët për 2 Gushtin – Ditën e Republikës, duke bërë thirrje për ruajtjen e lirisë, forcimin e shtetit dhe ndërtimin e një shoqërie të bazuar në unitet dhe dinjitet.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit