Orçe Gjorgjievski me urim për Ilindenin: “Ilindeni është themeli mbi të cilin është ndërtuar shtetësia maqedonase”

Advertisement

 

Kryetari i Shkupit, Orçe Gjorgjievski, me rastin e 2 Gushtit – Ditës së Republikës, ka uruar qytetarët duke theksuar rëndësinë historike të Ilindenit dhe rolin e tij në ndërtimin e shtetësisë së Maqedonisë.

Ai ka shkruar se Ilindeni është simbol i luftës shekullore për liri, dinjitet dhe shtet të pavarur, duke kujtuar Kryengritjen e Ilindenit të vitit 1903 dhe sakrificën e shumë brezave për realizimin e idealit shtetëror.

“Detyra jonë e shenjtë është ta ruajmë atë që ata krijuan, ta mbrojmë Maqedoninë dhe me punë, unitet e dashuri ta bëjmë më të fortë dhe më të suksesshme”, ka shkruar Gjorgjievski.

Ai ka shtuar se beson te gjenerata e sotme dhe te njerëzit që, sipas tij, e duan sinqerisht atdheun.

“Urime Ilindeni dhe qoftë i përjetshëm! Rroftë Maqedonia!”, përfundon urimi i kryetarit të Shkupit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit