TITAN USJE publikon raportin javor: Çfarë tregojnë matjet e emetimeve për periudhën 13–19 nëntor

Advertisement

Kompania e çimentos TITAN USJE ka publikuar raportin javor për vlerat mesatare ditore të emetimeve nga pikat kryesore të shkarkimit, për periudhën 13 deri më 19 nëntor 2026.

Sipas kompanisë, emetimet nga puna e fabrikës vazhdojnë të jenë nën kufijtë maksimalë të lejuar me ligj.

Në raport theksohet se që nga viti 2007, emetimet monitorohen 24 orë në ditë, gjatë gjithë vitit, përmes një sistemi automatik dhe të pavarur të monitorimit, i cili mat pluhurin total, dioksidin e squfurit (SO₂) dhe oksidet e azotit (NOx).

TITAN USJE sqaron se procesi teknologjik nuk mundëson funksionimin e fabrikës nëse filtrat nuk janë në punë, ndërsa thekson se funksionimi i kompanisë monitorohet vazhdimisht edhe nga Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor.

Sa i përket grimcave PM10, kompania pretendon se matjet paralele të ajrit ambiental në hapësirat e fabrikës nuk tregojnë ndërlidhje me gjendjen e ajrit të matur në stacionet e tjera matëse jashtë saj.

Në raport bëhet e ditur gjithashtu se furra rrotulluese nr. 4 është jashtë funksionit që nga 10 nëntori, për shkak të remontit të rregullt vjetor.

Të dhënat ditore të monitorimit janë të qasshme për publikun në platformën ekologjike të kompanisë: https://eco.usje.mk/mk/.

TITAN USJE u bën thirrje qytetarëve, organizatave joqeveritare, grupeve qytetare dhe mediave që ta vizitojnë kompaninë dhe të marrin përgjigje për çështjet me interes publik.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit