Shkollat e mesme në Shkup janë pajisur me makina të reja për pastrimin e dyshemeve, me qëllim përmirësimin e higjienës dhe lehtësimin e punës së personelit përgjegjës për mirëmbajtjen e pastërtisë.
Gjorgjievski bëri të ditur se gjatë vitit të fundit janë rinovuar terrenet sportive dhe klasat janë pajisur me mobilie të reja, kompjuterë, laptopë dhe tabela interaktive. Gjithashtu, sipas tij, është siguruar nga një dollap për secilin nxënës, uniforma falas për nxënësit e vitit të parë dhe laptopë për nxënësit më të dalluar të gjeneratës.
Në shkollën e mesme “Dimitar Vllahov” është hapur edhe një sallon për parukeri dhe kozmetikë, ku nxënësit zhvillojnë aftësitë profesionale me pajisje përkatëse.
Kryetari i Shkupit njoftoi gjithashtu për organizimin e një kampi edukativ falas në Ohër dhe një vikend skijimi për këtë dimër. Ndër projektet e tjera janë vendosja e paneleve fotovoltaike në shkolla dhe ndërtimi i dy shkollave të reja të mesme vitin e ardhshëm, njëra në Draçevë dhe tjetra në Gjorçe Petrov.








