Nëse jeni një nga ata persona, që vuajnë nga tensioni i lartë, atëherë së pari duhet të hiqni dorë nga kripa dhe sheqeri.
Mishi i kuq
– përmban sasi të lartë të kolesterinës, e cila dihet se dëmton zemrën dhe enët e gjakut. Sipas të dhënave, vetëm 400gr mish i gatuar përmban 245 miligramë kripë dhe 308 miligramë kolesterinë.
Picat– përmbajnë salcë të domateve dhe përbërës të tjerë, të cilët e rrisin tensionin e gjakut.
Turshitë e gatshme– një filxhan me lakër turshi të përgatitur vet përmban 939 miligramë kripë. Edhe domatet, specat apo kastravecat turshi janë të zhytur në kripë dhe përbërës të tjerë, të cilët janë tejet të dëmshëm për shëndetin e zemrës.
Alkooli– është i dëmshëm për të gjithë, e sidomos për personat me tension të lartë të gjakut.
Pijet energjike– e rrisin tensionin e gjakut për 6.2 përqind. Ato gjithashtu përmbajnë sasi të lartë të sheqerit të përpunuar, i cili është i dëmshëm për zemrën.